Kronikë

Aksidenti i rëndë në Fushë Krujë/ Shkon në 4 numri i viktimave

22:03 - 18.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë, ku tre persona humbën jetën, ndërsa një u raportua se ishte në gjendje të rëndë.




Mësohet se dhe shtetasi i cili ishte në gjendje të rëndë ka humbur jetën.  Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia sqaroi se një mjet tip “Audi” i ka rënë nga pas një kamioni me targa kosovare, duke u shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimave, por policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë gjithë detajet e ngjarjes tragjike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.