Kronikë

Aksidenti i rëndë në Fushë Krujë/ Zbulohen emrat e viktimave

09:15 - 19.03.20 gsh

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në kryqëzimin e fshatit Borizanë, Fushë Krujë, ku humbën jetën 4 persona.



Bëhet me dije se viktimave janë shtetasit Fatlum Xhikoli, 33 vjeç, Arben Kani, 36 vjeç, Nazim Rrahmani, 36 vjeç, dhe Luljan Mahilaj 45 vjeç.

 

Të katër viktimat po udhëtonin me një mjet tip “Audi”, kur i kanë rënë nga pas një kamioni me targa kosovare. Për pasojë, tre persona kanë humbur jetën në vend, ndërda një tjetër është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.