Kronikë

Arrestimi i vëllezërve Çala/ Zbardhen detajet: U kapën në Qerret ku banonin me qera, ja çfarë iu sekuestrua

11:42 - 19.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestimi i vëllezërve Çala të shpallur në kërkim për grabitjen e bujshme në Rinas në 2019  u bë i mundur mëngjesin e sotëm në Qerret të Kavajës.




Shtetasit në fjalë fshiheshin në një banesë me qera gjatë kësaj kohe dhe falë informacioneve Policia arriti me një megaoperacion ku ishin të përfshira Departamenti i Policisë Kriminale, SPAK, RENEA, Forcat e Posaçme Operacionale apo dhe policitë lokale të Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës të arrestonin vëllezërit Çala.

Po ashtu bëhet me dije se operacioni filloi këtë mëngjes dhe vijon ende teksa janë sekuestruar shumë monetare, mjete motorike apo armë zjarri ndërkohë po kontrollohen edhe banesa të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.