Kronikë

Izolimi, masa ndaj përhapjes së koronavirusit/ I riu në Durrës: Doja të hidhesha se nuk rri dot më brenda

16:49 - 19.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si rrjedhojë e përhapjes së koronavirusit në mbarë vendin, masa të ‘rrepta’ janë marrë dhe në Shqipëri.




Një prej tyre është izolimi i qytetarëve në banesat e tyre. Mirëpo siç duket 28-vjeçari në  Durrës, i cili tentoi të hidhej nga kati i pestë nuk ka mundur t’i rezistojë më izolimit dhe ka dashur të dalë jashtë nga shtëpia duke thyer kështu urdhrin e qeverisë dhe duke rrezikuar një gjobë të majme.

Pasi ka provuar disa herë të dalë, në gjendje të rënduar psikologjike ai ka tentuar të hidhet nga dritarja por gruaja e tij ka njoftuar policinë e cila i ka ardhur në ndihmë duke e futur sërish brenda në shtëpi. “Doja të hidhesha. Nuk mund të rri dot më brenda”, ka thënë i riu pasi është shpëtuar nga policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.