DOSSIER

Mjeku italian që shëronte shqiptarët në 1800-ën

17:49 - 19.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muzeu Historik shqiptar ka postuar në rrjetet sociale fotografinë dhe historinë e mjekut italian që shëronte shqiptarët në vitet 1800. Më tej, kjo faqe sjell edhe rrëfimin e djalit të tij.




Statusi i plotë

MIRËNJOHJE PËR PUNONJËSIT E SHËNDETËSISË‍⚕️‍⚕️

| Postimet e ditës së enjte në javët që na ndjekin, do t’ja kushtojmë profileve të mjekëve të fotografuar nga autorët e arkivës Marubi, në shenjë falenderimi e respekti për shërbimin e palodhur, përkushtimin e përballimin me kurajo e profesionalizëm të sprovave të vështira, si ajo që po përjetojmë sot.

Fotografia e parë që kemi përzgjedhur është ajo e Doktor Gennaro Simini (1812-1880), mërgimtar italian dhe mjek në Shqipërinë Osmane.

Rrëfimi na vjen përmes fjalëve të të birit Giacinto Simini, të shkëputura nga libri i tij, “Un Patriota Leçese Nell’ Albania Ottomana”, Argo Editrice, 2011, Leçe.

“Në gjysmën e parë të shekullit XIX mërgimtarë të shumtë italianë gjetën strehë në Perandorinë osmane… […] Në këtë kontekst shquhet figura e veçantë e mjekut salentin Gennaro Simini, që mërgoi në Shqipëri, një nga territoret më të lëna pas dore nga perandoria Osmane. […] Gennaro Simini lindi në Monteroni të Leçes me 6 dhjetor 1812 dhe vdiq në Shkodër me 9 prill 1880. Kreu studimet e para në Leçe, më pas në Napoli, ku u diplomua me 1834 në gjuhë e Filozofi dhe me 1836 në mjekësi e kirurgji. Njihte mirë frengjishten, anglishten dhe shqipen. Bashkëpunoi fort për bashkimin kombëtar: besnik i ideve maciniane, ishte ndër organizatorët e lëvizjeve revolucionare që u përhapën në zonën e Leçes me 1848 kundër monarkisë së borbonëve. […]

Jeta e Simini-t shënohet nga episode aventuriere dhe të spikatura. Me 1853-54, mjeku dhe dy mërgimtarë të tjerë u nisën nga Durrësi drejt Shkodrës, të shoqëruar nga një udhërrëfyes mysliman që “belbezonte pak në italisht”. Përshkuan male me pyje dhe arritën buzë mbrëmjes pranë banesës së një beu “të tmerrshëm” që kontrollonte zonën mes Alessio (Lezhës) dhe Durrësit. Ky takim hapi për ata dyert në Shqipëri. Ishim miq të beut, i cili me të mësuar se njeri syresh ishte mjek, i kërkoi Simini-t të shëronte bijën e tij të sëmurë. […] Mjeku kishte hedhur rrënjë të forta në vend, kishte marrëdhënie të mira me autoritetet vendase, gëzonte famë në pacientë të shumtë.”

Në kujtimet e kohës, ruhet figura e një personi të dashur, të kudondodhur në rast nevoje, e një bamirësi, me kujdes të veçantë ndaj shtresave në nevojë.Vetë vdekja e Siminit na dëshmon për zemërgjerësinë e përkushtimin e tij ndaj profesionit të mjekut. “Gennaro Simini vdiq nga polmoniti me 9 prill 1880, viktimë e profesionit të tij; hipur mbi kalë kishte shkuar një natë të ftohtë me borë të vizitonte një pacient. […] Funerali ishte mahnitës, mbresëlënës, me pjesmarrjen e klerit, të autoriteteve konsullore dhe vendore.”

© MKFM, Pietro Marubbi, Doktor Gennaro Simini, pa vit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.