Kosova

Kosovë/ Arrin në 22 numri i të infektuarve me koronavirus

17:14 - 20.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një rast i ri është konfirmuar së fundmi në Kosovë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi në 22.




Lajmin e ka konfirmuar vetë infektologu Valbon Krasniqi.

“Mund të them se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në vendin tonë. Është familjar i të prekurve nga Malisheva”, tha Krasniqi.

Koronavirusi për herë të parë u shfaq në Ëuhan të Kinës në muajin dhjetor dhe është përhapur në të paktën 152 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin një pandemi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.