SPORT

Bomba vjen nga Spanja/ Kristiano Ronaldo mund t’i japë lamtumirën Juventusit në merkaton e verës

14:50 - 21.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kristiano Ronaldo mund t’i japë lamtumirën Juventusit në merkaton e verës, të paktën sipas asaj që shkruajnë në Spanjë. Nuk dihet ende sa të vërteta janë këto lajme apo janë thjesht zëra, në ditët e ardhshme, do mësojmë vërtetësinë. “Don Diario” raporton se portugezi është i gatshëm të largohet nga Juventusi dhe si asnjëherë më parë po mendon të ndryshojë skuadër. Sipas raportit të sipërpërmendur Ronaldo është i gatshëm të dëgjojë ofertat në drejtim të tij, për të ndryshuar ambient. Dy nga skuadrat e interesuara për lojtarin janë PSG-ja dhe Junajtid, të cilat dëshirojnë ta marrin lojtarin në ekipin e tyre. Megjithatë ekziston edhe mundësia e një rikthimi te Reali. Vendimi që pritet të merret në Itali për uljen e pagave të futbollistëve nuk i ka pëlqyer sulmuesit dhe mendon largimin. Thuhet se Ronaldo gjatë këtyre kohëve nuk e kishte menduar largimin nga Juvja, por tashmë ka vendosur të dëgjojë ofertat në drejtim të tij dhe nëse duket i bindur mund të kalojë tek një nga skuadrat e interesuara për të.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.