Kronikë

Dhunua dhe lidhën çiftin në Finiq, maskat largohen me shumën prej 2 mln lekë

08:33 - 21.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grabitje me armë është regjistruar gjatë natës së djeshme në Finiq.




Bëhet me dije se 3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e 65-vjeçarit Jorgo Fanit.

Raportohet se maskat pasi kanë dhunuar çiftin e bashkëshortëve dhe kanë kthyer përmbys shtëpinë, i kanë lidhur dhe më pas janë larguar duke marrë një shumë rreth 2 milionë të vjetra.

Çifti ka arritur të zgjidhet pas rreth 2 orësh dhe më pas lajmëruan policinë për ngjarjen, ndërkohë që kjo e fundit mbërriti në banesën e fundit. Sipas çiftit, autorët flisnin shqip dhe pak greqisht. Policia ka shoqëruar dy persona, ndërkohë që vijojnë hetimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.