AKTUALITET

Sulltan Novruzi/ Baba Mondi: Shpresojmë ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë. Politikanët, njerëz të zakonshëm, është koha për të reflektuar

12:20 - 22.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi ka dhënë një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj por edhe cdo shqiptar sot në festën e Sulltan Novruzit. Përvec lutjeve për më shumë harmoni e begati, ai u lut që shqiptarët të kalojnë sa më lëhtë përhapjen e koronavirusit. “Shpresojmë ta kalojmë sa më lehtë këtë situate. Çdo humbje jete na trishton shumë. T’i japim forcë dhe shpresë personave të sëmurë. T’i japim shpresë mjekëve dhe infermierëve”,- tha ai. E në lutjet e tij, u ndal edhe te politikanët, që sot më shumë se kurrë duhet të jenë të bashkuar e të kuptojnë që edhe ata janë njerëz të zakonshëm.




“Hapni sytë se kjo botë është gënjeshtër. Për herë të parë pas vitesh nuk jemi bashkë. Po në komunizëm nuk ishte e njëjta gjë? Jo! Nuk ka vend për ligështi, ne do të festojmë. Edhe të ndarë fizikisht do të jemi të bashkuar shpirtërisht sot e mot. Do lutemi që Shqipëria jonë e vogël që ta kalojmë sa më lehtë. Lutemi që politikanët se janë njerëz të zakonshëm dhe do të marrin ndëshkim saherë që mendojnë për pasurinë e tyre duke lënë pas nevojat tona. Kemi një vend të bekuar që na e ka falur zoti. Motra dhe vëllezër, të festojmë. Sulltan Novruzi të na largojë këtë të keqe dhe të na fali paqe. Zoti iu bekohtë! Amin!”-tha Baba Mondi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.