BOTA

E mjekuan me ilaçin për artritin reumatoid, atleti flet nga terapia intensive. Mesazh për ata që nuk rrinë dot në shtëpi

14:35 - 23.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fausto Russo është 38 vjeç, ai është një atlet italian që përballoi terapinë intensive, pasi u prek rëndë me koronavirus. Ka qenë një javë me aparatin e frymëmarrjes, pa pasur asnjë mundësi levizjeje. Pastaj në spitalin Santa Maria Goretti në Latinë një mjek propozoi që atij ti bëhej ilaçi për artritin reumatoidDhe kështu Fausto u nënshkrua mjekimit me Tocilizumab dhe pas nja dy ditësh gjithçka ndryshoi. «Brenda dyzet e tetë orëve u përmirësova me rreth 60 – 70%. Unë vetëm mund të falënderoj Doktor Ascierto për sjelljen e këtij medikamenti në vëmenden e të gjitha qendrave të tjera në Itali, sepse bëhej fjalë për të shpëtuar jetë. Unë e kam vuajtur, sot e kam ende maskën pranë meje, por jam mirë, edhe pse jam ende pozitiv” tregon ai për mediat italiane. Fausto nuk mund të thotë se si u infektua: “Unë nuk kam qenë në kontakt me njerëz nga Italia e Veriut ose nga zonat e kuqe, por ndoshta duke qenë trajner, duke takuar shumë njerëz, duhet ta kem marrë pa e kuptuar atë.  Fakti është se kisha ethe shume te forta, dhe nuk kaluan, pastaj pata probleme te frymëmarrjes dhe përfundova ne spital. Atje u testova pozitiv dhe qe aty nisi lufta ime.  Vetëm që unë sot jam ne gjendje te flas, është shumë për mua”- thotë ai. Ai ka një mesazh edhe për ata që thyejnë izolimin. “Jam i befasuar se si njerëzit thonë se nuk mund të rrinë në shtëpi, kjo është mënyra e vetme që të ndalojmë përhapjen. Nëse do të më kishin thënë që do të më duhej të qëndroja në shtëpi për 15 ditë do ta kisha bërë me shumë qejf dhe dëshirë . Më mungon shumë gruaja dhe fëmijët dhe që t’i përqafoj përsëri brenda disa ditësh”- thotë ai.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.