AKTUALITET

Koronavirusi/ Kur përfundon ‘shtetrrethimi’, kjo ishte lëvizja e qytetarëve në disa nga qytetet kryesore të vendit

13:29 - 23.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ora 05:00 e mëngjesit të sotëm shënoi fundin e ‘shtetrrethimit’, edhe pse qarkullimi i kufizuar mbetet ende në fuqi, si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria për frenimin e e përhapjes së koronavirusit në vend.




Por ndryshe nga hera e parë, ku mediat denoncuan pamje skandaloze, të tregjeve apo shesheve plot, këtë herë, situata duket krejt tjetër, kjo për shkak të ndërgjegjësimit apo të kohës së keqe.

Elbasan/ Në videon e dërguar nga gazetari Fatmir Popja, shihen lëvizje më të pakta në numër si makinave apo të këmbësorëve në rrugë.

Fier/ Në një vëzhgim të gazetarit Ervis Kuçi në rrugët kryesore të qytetit, qarkullimi I automjeteve është I pakët, ndërsa në pikat e kryqëzimit janë të vendosur patrullat e policisë.

Lezhë/ Gjithashtu gazetari Elidon Ndreka ka sjell  pamje, ku siç shihet me dhjetëra janë qytetarët që shihen sot në rrugë. Ndryshe nga ditët e kaluara me diell, sot lezhjanët kanë dalë vetëm për te kryer punë të domosdoshme. Deri këtë të hënë, në rrethin e Lezhës janë kryer afro 20 testime dhe te gjitha fatmirësisht kanë rezultuar negative.

Korçë/ Në videon e dërguar nga gazetarja Lorena Kodra qarkullimi duket i pakët, pak makina lëvizin në rrugë, e po ashtu edhe këmbësorë.

Berat/ Sot u gdhi në një qetësi të heshtur dhe në orët e para të mëngjesit u vu re një lëvizje normale. Gazetarja Eneida Petova tha se ata që shihje në rrugë në orët e para të çeljes së shtetërrethimit ishin punonjësit e administratës, marketeve dhe farmacistëve, ndërkohë që qytetarët i filluan lëvizjet e tyre pas orës 09:00 paradites.  Pas kësaj ore, rrugët u mbipopulluan dhe u vërejt në çdo aks një lëvizje e madhe e qytetarëve, ndonëse një pjesë e madhe e tyre kishin dalë edhe pa arsye pasi shiheshin duke shëtitur në Pedonalen e qytetit dhe në lulishte.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.