SPORT

Luftë në ring e luftë në jetë/ Koronavirusi trondit sportin. Ish-trajneri i kombëtares së boksit pëson vdekje klinike

14:37 - 23.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koronavirusi ka tronditur sportin në Shqipëri. Ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti, është gjendje tepër të rëndë. Fillimisht u raportua se Kurti ishte viktima e 5-të nga Koronavirusi, ndërkohë së fundmi Ministria e Shëndetësisë raporton se ai ka pësuar vdekje klinike dhe mbahet me aparatura nga mjekët. Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, gjendja e tij është rënduar tej mase dhe është në luftë me jetën. Ministria e Shëndetësisë: Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.