OPINION

Studentizmi në teori dhe në praktikë

20:06 - 23.03.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndriçim Kulla
Ndoshta pandemia e koronavirusit ka thithur jo vetëm energjitë dhe vëmendjen e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, por edhe mund të ketë bllokuar me të drejtë mjaft projekte e nisma të reja, që mund të zhvilloheshin, nëse do të kalonim një kohë normale. Megjithatë, nisma që po mundohem të sjell në vëmendje jo vetëm që ka një afat, por është e një rëndësie kapitale. Më 4 Prill mbushet plot një vit nga koha kur një grup I madh prej gati 1000 ekselentësh u angazhuan të punojnë në administratën shqiptare. Tashmë, me përfundimin e kontratës, ata gjenden përpara një udhëkryqi që mund t’u kthehet në bumerang. Të vazhdojnë shpresën për të kontribuar për vendin e tyre apo të zhgënjehen si aq shumë moshatarë të tyre kudo nëpër Shqipëri e nëpër botë.
Në përgjithësi, të punësuarit e administratës shqiptare kanë qënë shtresëzime emërimesh të partive të ndryshme që kanë ardhur në pushtet gjatë kohës së tranzicionit. Kësisoj, ata se kanë ndjerë kurrë këtë valë tëe tërë kaq të madhe energjish të reja e krijuese, ekselente dhe të edukuara me norma dhe parime të reja e krejt të ndryshme nga mentaliteti i tyre, që pasqyron një moshë relativisht të mesme e të lartë, gjë që natyrisht ka ndikuar e ndikon vazhdimisht në dëshirën për fitimin e vazhduesdhëm të dijes, në efikasitetin e kryerjes së proceseve dhe në shpejtësinë e reagimit ndaj situatave gjithnjë të reja që kërkon koha.
Tashmë, kjo skuadër e madhe vlerash dhe njohurish e ka kaluar stazhin e vet njëvjecar të ambjentimit dhe kuptimit të thellë të vrimave dhe skutave të administratës sonë. Është e natyrshme që çdo ide apo inovacion në mënyrëm e trajtimit të proceseve që ata kanë hasur, dhe çdo projekt apo dizenjim të ri të zhfrytëzimit të kohës së punës e disiplinës së saj, si dhe shpejtësisë dhe formës së përgjigjies ndaj cdo problematike që ata mund të kenë menduar, kërkon kohën e vet për t’;u pjekur dhe maturuar. Nëse në fillim, për shkak të kthinave dhe korridoreve të strukturës sonë administrative, gjithçka mund të ishte e mjegullt dhe e ngatëruar, ashtu siç i duket një risie dicka e vjetëruar, tashmë e ardhmja përpara tyre duket shumë më e qartë dhe më e lehtë për t’u kqyrur thellëisht. Për këtë arsye, përmes vazhdimit të punës së kësaj skuadre të madhe ekselentësh në ato poste ku janë caktuar, ose pse jo, edhe në poste e detyra të tjera, atyre u jepet më shumë forcë dhe siguri për t’u ndjerë të denjë se atë vend pune e kanë fituar dhe po e mbajnë falë dijeve dhe meritës, çka mund t’i shtyjë në të ardhmen, nga një pozitë më e konsoliduar, të kryejnë më mirë dhe më saktë edhe misionin e tyre të ngritjes së zërit dhe zbulimit të shkeljeve që kryhen në tërësi në shtetin shqiptar, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, të krijojnë mendësi dhe ritmëri të re për proceset e ndryshme të punës që administrata jonë mbulon.
Ardhja e tyre në administratë, pas protestave studentore të vitit të kaluar, ndonëse u përshëndet si një nevojë e rinovimit të admistratës apo si një domosdoshmëri e kohës, nuk mund të mos linte edhe hijen e një gjetjeje të zgjuar të kryeministrit, jo vetëm për të vënë gishtin mbi një plagë tashmë të mavijosur të shoqërisë sonë, por edhe pr të shpëtuar fytyrën ndaj shuplakës që kjo revoltë i kishte dhënë qeverisë. Sot, pas një viti, ne gjendemi para provës së zjarrit të vërtetësisë së nismës së kryeministrit, para vërtetimit real dhe të përhershëm, përpara të gjithë opinionit publik, politik, e veçanërisht studentor, të faktit se e gjitha kjo nuk ishte thjesht një mënyrë për t’ua mbyllur gojën, për të manaxhuar situatën apo për t’ua shuar zjarrin e studentizmit, si një lëvizje që në teori duhet të jetë e përvitshme, e përhershme, gjithmonë në mbrotje të të drejtave dhe vizioneve që studentët e çdo brezi kanë për mënyrën e mësimdhënies, edukimit apo organizimit të sistemit tonë arsimor. Përkundrazi, që të mos ngjajë si një rrugëdalje hipokrite dhe e pabesë politike për t’i dredhuar lëvizjes studentore, skuadrës së prë të ekselentëve, le t’i quajmë të dhjetorit, jo vetëm u duhet rinovuar kontrata për vlerat, kontributin dhe dijen e shtuar që i kanë dhënë administratës sonë, por ky eksperiment tashmë i fituar, duhet të ndiqet me emërimin e një tjetër skuadre ekselentësh, natyrisht në përmasën e mundësive që disponohen. Diçka e tillë do t’i jepte projektit të rinovimit të administratës sonë një foremë afatgjatë, kurse studentizmit, një vulë të pashlyeshme të zbatimit të tij edhe në praktikë. Nuk kemi të bëjmë vetëm me vënde pune që hapen apo me kontrata që rinovohen. Përkundrazi, është rasti i parë i madh ku ne mund të krijojmë një shembull, një model të qëndrueshëm, që të sigurojë dhe frymëzojë aq shumë breza të tërë studentësh në të ardhmen, me mendësinë dhe parimin se ata dhe prindërit që kanë investuar me aq shumë mund e vështirësi ekonomike në shkollimin e tyre në vite, kanë më në fund një mundësi të vërtetë për të filluar punë në administratën shtetërore si “shpërblim” për dijet, talentin dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme. Madje, për të përfituar nga mangësitë e shfaqura nga zbatimi i këtij programi njëvjecar, personave të punësuar në të ardhmen duhet t’u jepet një informacion më i hollësishëm për vendet e lira të punës dhe për detyrat që do t’u caktohen, në mënyrë që ato të përshtaten me formimin përkatës. Gjithashtu, e rëndësishme do të qe edhe shtrirja e degëve të përfshira në këtë program, pasi kjo hapësirë do ta bënte projektin më të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Shumë elementë të tjerë teknikë dhe organizativë mund t’i shtohen përmirësimit të kësaj nisme, por ideja themelore është se nuk kemi të bëjmë me emërime apo riemërime, por me një frymë të re që duhet të shkulmojë frymën e vjetër që ka vite që kutërbon shtetizmin dhe adminitratën tonë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.