OPINION

10 ditë pa shtypin e shkruar në treg. Pse qeveria duhet të mendojë edhe për industrinë e medias

16:22 - 24.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Redi Gjuzi




Sot është dita e dhjetë që në tregun vendas nuk ka gazeta. Në një vendim unanim, unik, i gjithë shtypi i shkruar që nga data 13 mars, vendosi të mos nxiste qytetarët të dilnin nga shtëpia për të blerë gazetë.

Një përgjigje e apelit alarmant të qeverisë, për të mbyllur gjithçka. Është një rast ekstrem ky i medias shqiptare, të ndërpresë botimin. Por i vendosur pas të paktën dy probleme kryesore që shfaqeshin përballë. E para, shëndeti i lexuesve.

Gazeta është një mënyrë informimi që kërkon kontakt. Duhet që blerësi të dalë nga shtëpia, të shkojë te kioska apo dyqani i gazetës dhe të shpenzojë para. Të ketë bashkëveprim me shitësin edhe nëpërmjet lekëve. Kjo ishte dhe është absolutisht e pakëshillueshme pas masave të mara nga qeveria. E dyta është urdhri për të mbyllur të gjitha shërbimet e tjera jo jetike dhe për të vendosur karantinë për të gjithë qytetarët.

Kjo solli, dhe vazhdon të sjellë një ngërç të madh për tregun e medias së shkruar. Është e pamundur që një produkt të tregtohet kur është “e ndaluar” edhe të dilet nga shtëpia edhe vendi i shitjes së këtij produkti.

Kjo ka sjellë sot, një situatë paradoksale, edhe sikur gazeta të shtypej është e gati e pamundur të shitej për mungesën e shitësve (mbi 90 për qind e tyre nuk pranojnë të dalin për shkak të frikës nga virusi, në disa bashki edhe janë ndaluar) por edhe sikur gazetat të arrinin në treg, sërish do të ishte e pamundur shitja, pasi qeveria po dekurajon përditë blerësit potencialë të dalin nga shtëpia.

E gjithë situata, i bashkohet kaosit të tmerrshëm që ka sjellë koronavirusi. Janë sot me qindra punonjës, jo vetëm gazetarë, por edhe të punësuar të tjerë në zinxhirin e kësaj industria, që po sillen sipas urdhra të qeverisë. Kjo është arsyeja, pse sot edhe qeveria, duhet të përfshijë këtë kategori, bashkë me median vizive, në paketën e vet të ndihmës ekonomike.

Qeveria e ka detyrë kushtetuese të garantojë median e lirë. Dhe kjo liri, sot për shkak të vendimeve të saj, mund të rrezikohet. Janë disa dhjetëra mijë qytetarë, blerës direkt të përditshëm, që sot për shkak të situatës janë privuar nga gazeta.

Por janë po kaq njerëzit që nuk nxiten të dalin nga shtëpia, për shkak të gazetave.  Gazetarët, shitësit, shpërndarësit e medias së shkruar, janë në shtëpi nga pamundësia për të shkuar në punë. Do të ishte dinjitoze, edhe në periudhë krize, që qeveria të mendonte për industrinë e medias se shkruar.

Kryeredaktor i Gazetës “Panorama”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.