BOTA

21 laureatë të Nobelit dënojnë fshehjen e fakteve nga regjimi iranian për koronavirusin: Krim kundër njerëzimit

18:22 - 24.03.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

21 laureatë të çmimit Nobel nga SHBA, Kanadaja, Gjermania dhe Norvegjia, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkaura Antonio Guterres, dënuan fuqishëm fshehjen katastrofike të fakteve nga regjimi iranian lidhur me shpërthimin e koronavirusit, fshehje që ka rezultuar në vdekjen e mijëra iranianëve, dhe e përshkruan atë si një krim kundër njerëzimit. Figurat shkencore më të spikatura në botë shpallën se, sipas opozitës iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) koronavirusi ua ka marrë jetën deri tani mbi 6,500 njerëzve (megjithëse raportet e fundit nga MEK konfirmojnë se ky numër, nga e shtuna, ka shkuar në mbi 8,800) . Ata i bënë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të ndërhyjë urgjentisht për të parandaluar një katastrofë shumë më të madhe, si dhe nxitën Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe autoritetet ndërkombëtare që të vizitojnë burgjet iraniane për të shpëtuar jetë e për të përmirësuar shëndetin e të burgosurve, si dhe për të parandaluar vdekje të tjera.




Këto 21 personalitete shkencore të spikatura janë:

o   Profesor Michael Rosbash, Çmimi Nobel, Mjekësi 2017, SHBA

o   Profesor Joachim Frank, Çmimi Nobel, Kimi 2017, SHBA

o   Profesor Oliver Hart, Çmimi Nobel, Ekonomi 2016, SHBA

o   Profesor Paul Modrich, Çmimi Nobel, Kimi 2015, SHBA

o   Profesor Randy Schekman, Çmimi Nobel, Mjekësi 2013, SHBA

o   Profesor Arieh Warshel, Çmimi Nobel, Kimi 2013, SHBA

o   Profesor David Wineland, Çmimi Nobel, Fizikë 2012, SHBA

o   Profesor Gerhard Ertl,  Çmimi Nobel, Kimi 2007, Gjermani

o   Profesor John Mather,  Çmimi Nobel, Fizikë 2006, SHBA

o   Profesor Roger D. Kornberg, Çmimi Nobel, Kimi 2006, SHBA

o   Profesor John Lewis Hall, Çmimi Nobel, Fizikë 2005, SHBA

o   Profesor Robert H. Grubbs,  Çmimi Nobel, Kimi 2005, SHBA

o   Profesor Finn Kydland, Çmimi Nobel, Ekonomi 2004, Norvegji

o   Profesor Richard Roberts, Çmimi Nobel, Mjekësi 1993, SHBA

o   Profesor Elias Corey, Çmimi Nobel, Kimi 1990, SHBA

o   Profesor Georg Bednorz, Çmimi Nobel, Fizikë, 1987, Gjermani

o   Profesor John Polanyi, Çmimi Nobel, Kimi 1986, Kanada

o   Profesor Jerome Friedman, Çmimi Nobel, Fizikë 1986, SHBA

o   Profesor Dudley Herschbach, Çmimi Nobel, Kimi 1986, SHBA

o   Profesor Roald Hoffmann, Çmimi Nobel, Kimi 1981, SHBA

o   Profesor Sheldon Glashow, Çmimi Nobel, Fizikë, 1979, SHBA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.