SPORT

Kur do të luhen finalet e Champions dhe Europa League? UEFA merr një tjetër vendim

10:56 - 24.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në këtë situatë alarmante të krijuar nga pandemia e Coronavirus është e pamundur të bëshë plane afatgjatë. Nuk bën përjashtim as UEFA, që ka vendosur të ecë me parimin “shohim pastaj vendosim”.




Vetëm një javë më parë, qeveria europiane e futbollit vendosi që kampionatet dhe kupat duhet të mbylleshin brenda 30 qershorit, por koha dhe përhapja e virusit Covid-19 po punon kundër këtij afati. Asgjë nuk është e sigurtë dhe kjo konfirmohet nga vendimi i fundit i UEFA-s për të shtyrë pa një afat finalet e Champions League për meshkuj e femra si dhe atë të Europa League.

Kjo do të thotë se për momentin nuk mund të paracaktohen data të sakta dhe se gjithçka do të vendoset në një moment të dytë, pra kur të ketë garanci se situata është përmirësuar dhe rreziku është sfumuar. Se kur mund të ndodhë kjo, askush nuk e di, ndërsa qeveria europiane e futbollit po studion edhe një plan tjetër për shtyrjen e afatit për mbylljen e kampionateve.

Ky skenar pritet të skarifikojë numrin e ndeshjeve të Kupave, por siç jemi mësuar në këto kohë, vendimet do të merren në varësi të situatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.