AKTUALITET

Rama jep lajmin e mirë: BE i jep Shqipërisë 50 mln euro për të luftuar koronavirusin

19:01 - 24.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” tregoi se Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për të luftuar koronavirusin, i cili deri më tani ka shkaktuar 5 viktima në vendin tonë.




Rama thekson se Zoti i shqiptarëve është i madh.

“ BASHKIMI EUROPIAN I AKORDON SHQIPËRISË 50 MILIONË EURO PËR LUFTËN KUNDËR COVID-19❤️

Ndërkohë më herët ambasadori Luigi Soreca njoftoi mbi vendimin e BE-së, ndërsa shkruante se kjo ndihmë do të përdorej për pajiset dhe për mbrojtjen sociale.

“Jam i gëzuar të njoftoj sot ndihmën konkrete të BE për Shqipërinë për të luftuar #COVID-19. 4 mln € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore, 11 mln € për mbrojtje sociale deri në 35 M € për rikuperim ekonomik. BE-ja gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!”, shkruan Soreca.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.