Rajoni

Thellohet bilanci/ 48 raste të reja me koronavirus në Greqi, 20 viktima brenda 24 orëve

18:22 - 24.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijon të thellohet bilanci nga koronavirusi në Greqi.




Brenda 24 orëve të fundit 20 persona kanë humbur jetën, ku mosha mesatare e viktimave është rreth 75 vjeç, raportojnë mediat e huaja.

Po ashtu listës së viktimave iu bashkua dhe rasti i një 40-vjeçareje nga Kosturi, e cila kishte humbur jetën pak ditë më parë në shtëpi, ndërkohë që sot u vërtetua se vdekja u shkaktua nga COVID-19. Aktualisht në terapi intensive qëndrojnë 45 persona, shumica meshkuj, me sëmundje kronike.

Vetëm ditën e sotme janë raportuar 48 raste të reja me koronavirus, ndërsa shifra në total ka shkuar në 743. Por sipas përllogaritjeve mendohet që gjithsej numri i të prekurve të ketë shkuar në 10.000 gjithsej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.