KULTURË

U shoqëruan te Teatri Kombëtar, lirohen regjisori Bert Budina dhe arkitekti Nik Merxhani

14:39 - 24.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratës së sotme ku u njoftua zyrtarisht se Europa Nostra ka futur në listën e 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë Teatrin Kombëtar që ruhet 24 orë edhe në kohë karantine, policia ka shoqëruar në komisariat regjisorin Bert Budina dhe arkitektin Kreshnik Merxhani. Të dy janë shoqëruar për shkak të aktit administrativ të qeverisë që ndalon grumbullimet dhe lëvizjen e qytetarëve në kohën e masave të rrepta për shkak të COVID-19.




Shoqërimi i tyre është bërë në ambjentet e jashtme të Teatrit Kombëtar ku po mbahej deklarata për mediat ndërkohë që mediat ishin të pranishme në sheshin mes dy teatrove. Mësohet se pas deponimit në polici ku o pranishëm ishte edhe avokati Adriatik Llapaj për të asistuar regjisorin e arkitektin, ata rë dy janë lënë të lirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.