BOTA

Koronavirusi “gjunjëzon” Spanjën/ 738 të vdekur në 24 orët e fundit, e dyta në Europë pas Italisë

15:29 - 25.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë e ka kaluar shifrën zyrtare të viktimave në Kinë – vendin e origjinës së sëmundjes. Në 24 orët e fundit, Spanja ka regjistruar 738 viktima, që e kanë çuar në 3,434 numrin total të tyre.




Për krahasim, Kina ka 3,285 vdekje të raportuara, ndërsa Italia – vendi më i prekur – ka 6,820. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të kërkojë më vonë nga deputetët që të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend edhe për dy javë të tjera, raporton Rel.

Ligjvënësit pritet të pajtohen për masat e izolimit, sipas të cilave, njerëzit mund të dalin nga shtëpitë vetëm për të blerë ushqime ose barna, ose për punë. Në Spanjë, në total, janë 47,610 njerëz të infektuar me koronavirus. Pjesa e goditur më së keqi është zona përreth kryeqytetit Madrid, e cila ka 14,597 raste të raportuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.