Rajoni

Ndihen lëkundje tërmeti në Greqi, ja sa ishte magnituda

11:43 - 25.03.20 gsh

Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar në Greqi. Bëhet me dije se tërmeti 4.4 ballë i shkallës Rihter ka pasur epiqendrën afër Prevezës, në fshatin Tsuknida apo siç njihet shqip Cugnidha.



Tërmeti ka rënë mesditën e sotme teksa nuk raportohet për dëme. Greqia prej të hënës është në ”Lock- Doën” kombëtar dhe qytetarët nuk lejohen të dalin jashtë vetëm për arsye thelbësore.

Një tërmet i madh ra në Kroaci pak ditë më parë 1 ballë më i lartë se në Greqi dhe bëri që një adoleshent të vdesë teksa qytetarët e Zagrebit me riskut të koronavirusit dhe atij të tërmetit u detyruan të qëndrojnë jashtë.

Cugnidha ndodhet 75 kilometra larg Shqipërisë dhe nuk përjashtohet që tërmeti të jetë ndier deri në kufi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.