AKTUALITET

Kthehen shqiptarët e bllokuar nëpër botë: Ishte shumë e vështirë shteti nuk na përgjigjet, ka të tjerë

09:58 - 26.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë të shumtë shqiptarët që mbërrijnë çdo ditë në aeroportin e Rinasit nga vendet e Europës dhe më larg dhe ende të shumtë që ndodhen jashtë kufijve duke pritur kthimin, ndërkohë që pothuajse të gjitha vendet kanë pezulluar fluturimet për shkak të koronavirusit.Gazetarja Klodiana Lala ka qenë sot në aeroportin “Nënë Tereza” për të sjellë zërat e qytetarëve shqiptarë që kthehen me të vetmin avion të Air Albania, “Lasgushin”.




“Të gjithë qytetarët që kanë hyrë në Shqipëri janë kthyer përmes Lasgushit. Të vetmen linjë e kanë shfrytëzuar dhjetëra shqiptarë por nuk dihet ende numri i shqiptarëve të bllokuar anë e mbanë botës dhe cilat janë masat që do të marrë qeveria. Në ditët në vijim pritet të ketë rezultate konkrete.

Një pjesë janë gjendur jashtë jo vetëm për pushime por edhe për ndërhyrje mjekësore. Një prej tyre kishte kryer ndërhyrje në Turqi dhe kishte shkuar i biri për ta marrë”, raportoi Lala.

“U ktheva nga Neë Yorku përmes Stambollit. Isha me pushime. Do hyj në karantinë për dy javë. Isha dhe në Amerikë në karantinë”, tregoi një qytetare.

Një tjetër shqiptar tha se po kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Isha në Amerikë, kam gocën atje dhe e vizitova”, tha ai.

Një tjetër sapo ishte kthyer nga Kroacia.

“Mezi u kthyem nga Zagrebi. E vështirë, nuk na siguron shteti shqiptar avion. Do i zbatoj rregullat. Katër ditë bëj me shku dhe 10 ditë në shtëpi. Nga Shkodra jam”, tha një qytetar tjetër.

Një i ri nga Elbasani ende nuk e dinte si do shkonte në shtëpi.

“Banoj në Elbasan, mezi u ktheva. Ka shumë shqiptarë të tjerë të bllokuar. Se di si do kthehem, do marr të shtëpisë ose me anë të policisë. Po do hyj në karantinë për 14 ditë”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.