AKTUALITET

Një paciente del pozitive me koronavirus, mbyllet pavijoni i ortopedisë në Spitalin e Lezhës

10:26 - 26.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një paciente e shtruar në pavijonin e ortopedisë në Spitalin e Lezhës ka dalë pozitive me koronavirus. Nisur nga ky fakt, menjëherë është mbyllur pavijoni, ndërkohë që stafi mjekësor dhe ai sanitar ka dyshime se mund të jenë infektuar me COVID-19, raportoi gazetari Elidon Ndreka për “BalkanWeb”.Dy ditë më parë një infermiere 54-vjeçare ka rezultuar pozitive.




Menjëherë u morën masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika e infektimit. Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua. Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.