AKTUALITET

Spital i ri për COVID-19 në autostradën Tiranë-Durrës/ Rama: Do të jetë gati për 30 ditë

13:32 - 26.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sfida e qeverisë është që brenda 30 ditëve, por edhe më herët, të ndërtohet struktura e re që do të përshtatet si spital-karantinë, e vendosur në një godinë rezidenciale.




Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në skenarin e parë të dytë të tretë janë spitalet në QSUT dhe ai i Sanatoriumit, por kjo strukturë do shërbejë për pacientët që janë drejt shërimit dhe në gjendje më të mirë shëndetësore.

“Kjo do shërbejë si një spital karantinë me asistencën baze mjekësore, organizim i ri që ka shërbyer si strukturë rezidenciale tani. Do ketë 80-100 shtretër të parë, kati i parë do shërbejë për veshje e zhveshje të personelit, reanimacion për shërbimet bazë, do ketë edhe një njësi që do shërbejë si reanimacion të vogël”.

Rama: Mbase nuk vjen nevoja por ne duhet të jemi të përgatitur për cdo lloj zjarri.

Manastirliu: Çdo kat do ketë strukturë infermierike, farmaci, imazheri bazë, radiografi të lëvizshme, për personat që nuk kërkojnë shërbimin e një spitali tipik, por që janë në fazën e shërimit. Kampus tipik që mund të përshtatet edhe në planin afatgjatë”

Rama: Për sa kohë?

Manastirliu: Sot ju kryeministër merrni vendimin për ta marrë në dispozicion e për të nisur procedurat ligjore, brenda 20 ditëve do nisim punën. Kemi mundësi me kapacitetet tona të përballojmë një muaj sipas projeksionit që kemi bërë, kjo është për skenarin e katërt.

Rama: Sfida është për 30 ditë ta bëjmë spitalin. Procedurën mund ta bëjmë edhe më shpejt se jemi në luftë, por sfidën e kemi për 30 ditë, nëse e bëjmë spital për 30 ditë e kemi mundësi të fillojmë lehtësimin, s’kemi pse mbajmë në spitalin e vijës së parë atje njerëz që janë në kushte të mira shëndetësore, e dimë që s’jemi përpara një ububuje por s’duhet ta lejojmë të na ndodhin katastrofat që u kanë ndodhur të tjerëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.