BOTA

Vendi i dytë më i prekur nga virusi vdekjeprurës, pista e patinazhit kthehet në morg në Spanjë

17:31 - 26.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën  655 persona, duke e çuar në 4089 numrin total të viktimave.




Situata vijon të përkeqësohet dita ditë. Autoritetet theksojnë se koronavirusi po përhapet më shpejt se në Itali, ndërsa një pistë patinazhi është shndërruar në morg.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56000 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid-19 në vend, 8578 se sa një ditë më parë. Madridi mban rekordin për raste të reja, plot 2569, dhe 265 viktima. Në kryeqytet është edhe numri më i madh i rasteve në gjendje të rëndë, plot 1221 pacientë, raportojnë mediat spanjolle.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.