BOTA

“Ishte shumë e vështirë, nuk mendoja se do të vdisja”, flet 95-vjeçarja që mposhti koronavirusin

13:59 - 28.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua 95-vjeçare zvicerane ishte kthyer në shtëpi të premten me 10 nipërit dhe mbesat e saj, pasi u shërua nga një javë në kujdes intensiv me koronavirus.  Gertrude Fatton i tha Reuters se ajo ishte trajtuar në një dhomë izolimi dhe në një moment nuk pranoi të përdonte ventilator për ta ndihmuar frymëmarrjen e saj.




” Unë e kam jetuar jetën time, u kam thënë: “Më lër të shkoj në paqe”. Pas një jave trajtimi me antibiotikë dhe ilaçin e malaries chloroquine, ajo tha se tani ishte e lumtur që kthehej në shtëpi me macen dhe familjen e saj.

“Shpresoj të rikthehem me forcë të mjaftueshme për të jetuar pak më gjatë. Kam nipër e mbesa, do të dëshiroja t’i shikoja dhe t’i dëgjoja. Bisedoj me ta përmes internetit, në iPad-in tim ”.

Fatton tha që ajo kishte qenë e sëmurë në shtrat në shtëpi në qytetin e Le Locle për një javë para se të kishte probleme me frymëmarrjen. Një ambulancë e transportoi atë në spital në La Chaux-de-Fonds. “Ata morën gjakun tim. Vendosin antibiotikë direkt në venat e mia tri herë në ditë. Ishte shumë e vështirë por ishte mirë, “tha ajo.

“Unë nuk kisha frikë të vdisja, jo. Jo në moshën time, 95 në fund të fundit është koha të shkojmë. Por nuk mendoja se do të vdisja, absolutisht jo. Unë nuk kisha frikë, “tha ajo.

Deri më tani numri i vdekjeve në Zvicër ka arritur në 197 dhe numri i rasteve u rrit në 12.116, deklaroi  ministria e shëndetësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.