AKTUALITET

“Kush ju tha që historia mbaron për 2 javë?”, Rama: Duhet ta kuptojmë që jemi në emergjencë, kjo nuk është lojë kokafshehtasi

15:10 - 28.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij deklaroi se ai është më i vendosur se kurrë të mbrojë jetën e cdo shqiptari në luftë me koronavirusin, teksa shton se po vazhduam kështu do ta kalojmë pa qindra mijëra viktima.




Ndë të tjera, Rama shton se duhet ta kuptojmë që jemi në emergjëncë, kjo nuk është lojë kokafshehtasi.

“Kush ju tha që është histori që mbaron për 2 javë dhe më pas do dalim të përqafohemi? Edhe Amerika që thoshte se ky virus do ikë vetë tani po tejkalon Kinën për rastet e të prekurve, mirë Amerika është Amerikë, por neve duhet ta kuptojmë që jemi në emergjëncë, kjo nuk është lojë kokafshehtasi. Ka disa që nuk duan të dëgjojnë dhe të kuptojnë të vërtetën. Unë di se po vazhduam kështu do ta kalojmë pa qindra mijëra viktima dhe do t’i hapim pjesë pjesë rrugët e jetës, por po u lëshuam me të dalë ku të dalë ne do bëhemi gazi i këtij planeti. Kësja radhe jam më i vendosur se kurrë të mbroj jetën e cdo shqiptari, me cdo mjet. Famlija jonë e madhe, Shqipëria nuk mund të gjunjëzohet e turpërohet në këtë luftë. Turpi do ju mbetet atyre që një fjalë të mirë nuk e thonë dot por nxjerrin nga goja vec vrer.”

“Falë rezistencës tuaj ne do t’ja dalim, do t’ja dalim më shpejt se shumë të tjerë, se i morëm masat në kohën e duhur. Ne i rezistojmë dhe i respektojmë të gjitha masat. Ajo kurba që nuk po rritet është rezultat i kësaj rezistence, që ta ecim para ka vetëm një rrugë: rezistencë për ekzistencë”, -përfundoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.