Kryesore

Rama: Nuk u’a solla unë luftën, mbroni veten nga kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni

14:41 - 28.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një komunikim në Facebook u shpreh se e di që po bën gjëra që nuk i gëzojnë qytetarët, por kjo është e vetmja mundësi për të shpëtuar nga “kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni”.




Rama shtoi se këtë luftë nuk e solli ai, por atij i ka rënë të bëjë rolin e babait.

“Mua më ra për hise tua them, e di që po bëj gjëra që nuk ka se si t’ju gëzojnë, kur bëj rolin e babait po si mendoni ju që më pëlqejnë mua këto masa shtrënguese? Më pëlqejnë mua shifrat e papunësisë? Cdo ditë e më shumë njerëz me një hall më të madh. Më pëlqen të mbyll shkolla e biznese e të rri t’ju tregoj cdo ditë se kush lëviz e kush ndëshkohet po lëvizi, apo me shumëkënd që kritikon këtu sikur ja solla unë luftën, sikur unë rri në një shpellë prej floriri dhe analizoj. Unë ju tremb ju se ju them të ruheni? Të mbroni veten nga kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni? Nuk e shihni ju cfarë po ndodh, jo më shume larg, po në Itali? Vuajnë qindra mijëra shqiptarë atje. Ushtria amerikane nxori autokolona, me makina të blinduara që njerëzit të mbyllen breda, në këtë luftë as Amerika ska ilac tjetër vec mbylljes brenda, s’kam trrugë tjetër vecse të shpëtoj jetën e familjarëve tanë”,- tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.