Show-Bizz

“Shumë prej nesh po sakrifikojnë”, aktori i njohur: Ofrohem si shofer apo çdo lloj pune në shpërndarjen e ushqimeve

15:52 - 28.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur shqiptar Gent Hazizi është ofruar si vullnetarë për të ndihmuar në situatën që ndodhet Shqipëria për shkak të përhapjes së koronavirusit.




Në një postim në “Instagram”, aktori shkruan se nuk ka aftësitë e një mjeku apo infermieri, por di të ngasë makinën dhe mund të shërbejë si shofer apo në shpërndarjen e ndihmave për të moshuarit.

“Me këtë foto të patentes sime po i drejtohem Autoriteteve! Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve. Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirenjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare! Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen. Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena! Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte: Artisto bravo, nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate! Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote: Artisto kena pune per ty si shofer ambulance,duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke! Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!”, shkruan Genti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.