Rajoni

Thellohet bilanci në Greqi/ Shënohen 29 viktima nga koronavirusi, 996 të infektuar

13:25 - 28.03.20 gsh

Një 89 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi në Kostur, duke çuar kështu numrin e vktimave në 29, ndërsa 996 persona janë të infektuar.



66 paientë janë në terapi intensive, 65 në intubim deri dje, ndërsa 4 pacientë kanë mundur të tejkalojnë rrezikun e të dalin nga intubimi ditën e djeshme, 2 me sëmundje kronike serioze, të moshës nga 52- 67 dhe çfarë ka shkaktuar hare e optimizëm në spitalin Sotiria në Athinë, një nga spitalet e posaçëm për trajtimin e koronavirus.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Greqi, Sotiris Tsiodras, ka deklaruar se pa masa të rrepta mund të numëronim shumë viktima.

Ministri i Zhvillimit deklaroi sot se shtyhet afati i masave të qarkullimit të kufizuar pas 6 prillit. Ndërkaq, mbyllet nga sot hyrja në parqet e mëdha të Athinës, Pedion Areos, Finopulu dhe Atikos Alsos si dhe hyrja në malin përreth Athinës, në Imitos.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.