BOTA

Vaksina e tuberkulozit kundër koronavirusit?, pritet të testohen 4000 punonjës shëndetësie  

10:02 - 28.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koronavirusi tashmë ka pushtuar gjithë botës, duke marrë mijëra jetë njerëzish, ndërkohë mijëra të tjerë janë të infektuar.




Një vaksinë që mbron nga tuberkulozi  dhe forcon sistemin imunitar të një personi, do të testohet  në 4,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Australi për të parë nëse mund të mbrojë kundër koronavirusit .

Vaksina Bacillus Calmette-Guérin (BCG) përdoret për t’u dhënë fëmijëve imunitet ndaj TB(tuberkulozit) – një infeksion bakterial – por duketse ka edhe përfitime të tjera.

Nga të dhënat më parë është zbuluar se personat që marrin kët ilaç kanë një sistem imunitar më të fortë  dhe janë më të aftë të mbrohen nga infeksione të ndryshme. Gjithashtu mbron trupin kundër sëmundjeve të frymëmarrjes, dhe është miratuar  nga Organizata Botërore e Shëndetit  (OBSH).

Shkencëtarët tani  janë duke provuar këtë vaksinë tek mijëra njerëz për të parë nëse ajo mbron  kundër SARS-CoV-2 dhe zvogëlon ashpërsinë e simptomave COVID-19.

Prova do të udhëhiqet nga Studiuesit në Institutin e Kërkimeve të Fëmijëve në Melbourne Murdoch dhe do të përfshijë 4,000 punonjës shëndetësorë në spitale të ndryshëm në të gjithë vendin.

Deri më sot, Australia ka raportuar pothuajse 3,000 raste dhe 13 vdekje.

Prova të ngjashme janë duke u zhvilluar në vende të tjera përfshirë Hollandën, Gjermaninë dhe MB.

Profesori Kathryn North AC, Drejtori i Institutit të Kërkimeve të Fëmijëve Murdoch, tha: ‘Studiuesit mjekësorë Australianë kanë një reputacion për kryerjen e provave rigoroze, inovative.

“Kjo provë do të lejojë që efektiviteti i vaksinës kundër simptomave COVID-19 të testohet siç duhet, dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor të vijës së parë”.

Vaksina është përdorur për dekada për të mbrojtur kundër tuberkulozit  dhe është si një version më  i lehtë i baktereve Mycobacterium bovis.

Para shpërthimit të koronavirusit  që po shkatërron botën, studiuesit ishin duke bërë disa studime në potencialit e vaksinës së tuberkulozit.

Pas dy provave tek të rriturit (një tek pacientët e moshës 60 deri në 75 vjeç) u vu re se BCG(vaksina e tuberkulozit) zvogëlonte infeksionet e frymëmarrjes me rreth 80 përqind.

Studime të tjera zbuluan se fëmijët e vaksinuar kishin një rrezik prej dhjetë deri në 40 përqind të infeksionit të frymëmarrjes.

Por mekanizmi i saktë me të cilin ndodh kjo, dhe sa efektive është në planin afatgjatë, mbetet e panjohur.

Studiuesit Australian shpresojnë që kontrolli i vaksinës dhe forcimi i ‘imunitetit ‘ mund të fitojnë kohë të mjaftueshme për trajtime të specializuara dhe vaksina të tjera për tu zhvilluar.

Nëse kjo mund të zvogëlojë përqindjen e njerëzve që shfaqin simptoma të rënda dhe të ndihmojnë në rrafshimin e kurbës,kjo mund ttë jetë një kthesë në luftën kundër pandemisë.

Profesor Nigel Curtis, një shkencëtar që drejton Grupin e Kërkimit të Sëmundjeve Infektive të MCRI-së, po kryeson programin i cili bazohet në studimet e mëparshme.

Profesori Curtis tha: ‘Shpresojmë të shohim një ulje të përhapjes dhe ashpërsisë së simptomave të COVID-19 në punonjësit e kujdesit shëndetësor që marrin vaksinimin BCG.

‘Ne synojmë të vaksinojmë 4000 punonjës të kujdesit shëndetësor nga spitalet rreth Australisë për të na lejuar të themi me saktësi nëse kjo mund të zvogëlojë ashpërsinë e simptomave COVID-19 .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.