AKTUALITET

Vendimi /Shqipëria dërgon 30 mjekë në Itali për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit

14:09 - 28.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Itali është një ndër vendet më të prekur nga koronavirusi, ku janë shënuar një numër i lartë viktimash. Për t’u ardhur në ndihmë mjekëve në Itali Shqipëria ka vendosur të dërgojë 30 mjekë në Bergamo, aty ku është edhe zona më e goditur nga koronavirusi.




Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyratre dhe thekson se pagesa e mjekëve do të bëhet nga buxheti i shtetit shqiptar. Lajmin për mjekët e publikuan sot edhe mediat italiane, duke theksuar se ndihma erdhi pas një marrëveshjeje mes kryeministrit Rama dhe Di Maio-s.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 35, të ligjit nr.10107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Dhënien e ndihmës me personel shëndetësor,mjekë dhe infermierë, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Republikës së Italisë.
  2. Shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që dotë ofrojnë shërbim shëndetësor sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë në vlerën 3 000 (tre mijë) euro në muaj për mjekët dhe 2500 (dy mijë e pesëqind) euro në muaj për infermierët.
  3. Fondi prej 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë)lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.
  4. Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Socialetë bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve.
  5. Ministria e Shëndetësisë dhe MbrojtjësSociale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrin të gjitha masat për të siguruar transportin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, drejt Italisë.
  6. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.