OPINION

Aleksandër Biberaj: Thaçi t’i thotë shqiptarëve të Kosovës çfarë ka ndryshuar nga takimi me Bushin në 2008

14:25 - 29.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

PRESIDENTI AMERIKAN GEORGE W. BUSH SHUME I QARTE DHE KONSISTENT PER PAVARESINE E KOSOVES, RESPEKTIMIN E INTEGRITETIT DHE TERESISE TERRITORIALE TE KOSOVES DHE KATEKORIKISHT KUNDER NDARJES SE SAJ! PRESIDENTI BUSH NE NJE PRESS RELEASE NGA DHOMA OVALE NE SHTEPINE E BARDHE GJATE NJE TAKIMI ME LIDERSHIPIN E KOSOVES!




GOD BLESS PRESIDENT BUSH!

Te dashur miq,

Nuk kane kaluar shume vite nga ky takim i rendesishem (21 korrik 2008-vetem 5 muaj pas shpalljes se Pavaresise se Kososves), ku Presidenti Amerikan George Ë. Bush, duke mbeshtetur shpalljen e pavaresise dhe njohjen nderkombetare te saj, shprehet shume qarte dhe ne menyre eksplicite pa asnje ekuivok se eshte kunder cdo ndarje te Kosoves. Ne kete takim ne Dhomen Ovale te Shtepise se Bardhe, pervec Presidentit Bush dhe Sekretares se Shtetit Condolezza Rice, kane qene Presidenti i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci, te cilet jane shprehur si ne SHBA per Zerin e Amerikes ashtu edhe per mediat kur jane kthyer ne Kosove, per dakortesi dhe optimizem per njohjet nderkombetare te Kosoves dhe mos-ndarjen katekorike te saj.

Gjykoj se sot pas 12 vitesh, kur po diskutohet ndarja e Kosoves, edhe Ish-Presidenti Sejdiu, por sidomos Ish-Kryeministri Thaci (sot ne poziten e Presidentit te Republikes se Kosoves) duhet te shprehen qarte se cfare ka ndodhur dhe ndryshuar qe nga ajo kohe?! Hashim Thaci duhet t’iu tregoje shqiptareve te Kosoves dhe te gjithe shqiptareve kudo qe jane, se cfare ka ndryshuar nga ky takim me Presidentin Bush dhe cfare halli ka Z. Thaci qe ka ndryshuar qendrimin e tij 180 Grade, duke u bere prej me se nje viti jo vetem lancuesi i idese se ndarjes se Kosoves, por sponsorizuesi dhe investuesi kryesor i kesaj ideje anti-shqiptare dhe serbo-madhe bashke me Presidentin Serb Aleksander Vucic per ndarjen e Kosoves?! Per kete qellim Hashim Thaci inicoi bashke me Isa Mustafen dhe argatet e tij ne LDK, duke bashkepunuar edhe me PAN-in famekeq, rrezimin e qeverise se Albin Kurtin?!

Per kete qellim deklaroi dje ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e Republikes se Kosoves si dhe me vullnetin e popullit te Kosoves, se nuk do te kete zgjedhje te parakoheshme por qeveri te formuar nga Ai vete. Me sa duket po zbaton edhe mesimet dhe eksperiencen e babait dhe liderit shpirteror te Aleksander Vucicit, Vladimir Putinit, duke u bere here Kryeminister dhe here President, duke bere ligjin vete, dhe duke e perdorur kushtetuten vetem sipas interesave te tij. Por besoj se cdo shqiptar e ka te qarte se Kosova nuk eshte as Serbi dhe as Rusi, dhe se modeli i shqiptareve nuk eshte as Beogradi dhe as Moska, por Ëashingtoni, Londar, Berlini, Parisi, dhe Brukseli!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.