BOTA

Britania flet me shifra: Parashikojmë 5.700 vdekje, izolim deri në qershor/ Johnson letër anglezëve: Gjërat do të përkeqësohën

09:19 - 29.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Britania duhet të qëndrojë e mbyllur totalisht deri në qershor për të parandaluar siç duhet shtrirjen e plotë të koronavirusit, paralajmëroi zyrtari i lartë i Shëndetësisë. Profesor Neil Ferguson tha se britanikët do të duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për tre muaj të plotë, nëse duan të shpëtojnë nga virusi. Disa figura të larta të qeverisë kanë sugjeruar që koronavirusi mund të arrijë kulmin në prill me afro 5,700 vdekje Këshilltari kryesor i epidemiologjisë në qeveri i tha The Sunday Times: ‘Ne do të duhet t’i mbajmë këto masa (mbyllja e plotë), sipas mendimit tim, për një periudhë të konsiderueshme kohore – ndoshta deri në fund të majit, ndoshta edhe në fillim të qershorit.’ Deklarata e tij vjen ndërsa Boris Johnson i shkruan çdo familje në Mbretërinë e Bashkuar për të nxitur publikun që t’i binden izolimit dhe të qëndrojë në shtëpi gjatë ‘urgjencës kombëtare’.




Kryeministri, i cili është i izoluar vetë pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus, është shprehur se gjërat do të bëhen edhe më keq, ndaj të gjithë duhet të qëndrojnë nëpër shtëpia si e vetmja mënyrë për të ngadalësuar përhapjen.  Me një kosto të parashikuar prej 5.8 milion paund, letrat do të futen në 30 milion dyert, së bashku me një broshurë që tregon këshillat e qeverisë pas shumë konfuzionesh. ‘Ne e dimë se gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen’, lexohet në letrën e kryeministrit. ‘Por ne jemi duke bërë përgatitjet e duhura, dhe sa më shumë të ndjekim rregullat, aq më pak jetë do të humbasin dhe sa më shpejt jeta mund të kthehet në normalitet. Ka qenë vërtet frymëzuese të shohësh mjekët tanë, infermierët dhe kujdestarët e tjerë të rriten në mënyrë madhështore për nevojat e orës. Mijëra mjekë dhe infermierë në pension po kthehen në NHS – dhe qindra mijëra qytetarë janë vullnetarë për të ndihmuar më të prekurit. Kjo është arsyeja pse, në këtë moment të urgjencës kombëtare, ju bëj thirrje, të lutemi, të qëndroni në shtëpi, të mbroni veten dhe të shpëtoni jetë. ‘

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.