Kryesore

Edhe djali i kryeministrit Rama mërzitet nga izolimi/ Gregu ‘ankohet’ në Instagram

10:39 - 29.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej më shumë sesa dy javësh, vendi ynë është në karantinë, në përpjekje për të ulur numri e personave me Koronavirus. Në çdo dalje të tij, kryeministri Rama me lutje, por edhe me ligje ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve. “Më ka rënë mua të jem babai i këtij vendi”, u shpreh kreu i qeverisë. Por duket se si në rolin e ‘babait’ të vendit, edhe në rolin e babait në shtëpinë e tij, vështirësia është e njëjtë.




Djali i madh i kryeministrit, i cili nuk është mësuar të qëndrojë brenda, ka të njëjtat vështirësi si gjithë të rinjtë e tjerë. Nga izolimi, Gregu ka shpërndarë në rrjetet sociale një thënie, që përshkruan më së miri edhe aktualitetin e tij. “Ndonjëherë asgjëja është gjëja më e vështirë për t’u bërë”, ka shkruar djali i kryeministrit në Instagram. Mesa duket edhe ai është mërzitur nga zbrazëtitë e këtyre ditëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.