Show-Bizz

Koronavirusi “gjunjëzon” edhe Hollywood/ Humb jetën aktori i njohur

12:06 - 29.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mark Blum aktor i njohur amerikan ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve me shëndetin pasi ishte infektuar me koronavirus.Ka qenë Madonna ajo e cila ka dhënë lajmin e trishtë pasi ka shprehur ngushëllimet për kolegun, me të cilin ka luajtur në filmin e vitit 1985 “Desperately Seeking Susan”, pas vdekjes së tij.




Këngëtarja dhe aktorja amerikane e kujtoi Blum, i cili vdiq këtë javë në moshën 69-vjeçare, si një njeri “të dashur dhe profesional”. “Zemra ime është me të, familjen e tij dhe të dashurit e tij,” shkroi ajo.

Vdekja e tij u njoftua nga kompania “Off Broadway Playwrights Horizons”, ndërsa nuk vonoi shumë që SAG-AFTRA të konfirmonte lajmin.“Ai ishte një aktor i mrekullueshëm dhe një njeri shumë i mirë dhe i sjellshëm”, ishte ky mesazhi i Rosanna Arquette në Twitter, me të cilën Blum bashkëpunoi në “Desperately Seeking Susan”.

Disa nga shfaqjet e Bloom në Broadway përfshijnë: Gore Vidal’s The Best Man (2012), Lost In Yonkers (1991), The Assembled Parties (2013) etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.