AKTUALITET

Nga sot nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkuan 60 minuta para

08:59 - 29.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga sot nis llogaritja verore e kohës, ndërkohë që keni humbur një orë nga gjumi juaj. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës ishte pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kaluan 60 minuta para duke shënuar 03:00.




Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.