SPORT

Propozimi nga Italia: Të anulohet kampionati, titulli t’i shkojë jo futbollistëve por Presidentit Matarella

11:02 - 29.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa Koronavirusi ka gjynjëzuar botën e sportit, një propozim unik vjen nga Italia. Të anulohet kampionati dhe titulli t’i dorëzohet Serxhio Matarella, presidentit të Republikës, në mënyrë që ky i fundit t’ia jap mjekëve dhe infermierëve. Ky është propozimi origjinal që vjen nga volejbolli i femrave në Itali.




Kjo është ideja e një prej presidentëve të klubeve që militojnë në Serie A1 në volejbollin e femrave.  Qëllimi i këtij propozimi është vlerësimi i sforcos së mjekëve dhe të gjithë personave që në këtë periudhë po luftojnë me koronavirus, një propozim që në dukje nuk do të sillte asnjë pakënaqësi.Pritet që kjo ide fisnike të hidhet në diskutim më 31 mars ku 11 klubet do të mblidhen për të diskutuar se çfarë do të bëjnë në të ardhmen.

 

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.