AKTUALITET

80-vjeçarja në lot, apel Ramës: Pse e thyeva karantinën, tërmeti me mori shtëpinë, më kërkojnë qiranë…

19:24 - 30.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Ermelinda Hoxhaj ka shpërndarë ditën e sotme në Facebook, rastin e dhimbshëm të një 80-vjeçare. Fatime Saliaj ditën e sotme ka thyer karantinën, pasi kërkonte ndihmën e shtetit. Sipas asaj çfarë shkruan gazetarja, e moshuara kërkonte ndihmën e shtetit, pasi shtëpia e saj ishte shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe prej dy muajsh i ishte ndërprerë bonusi i qerasë.




Statusi i Ermelinda Hoxhajt

Z.Kryeministër, kjo zonja është Fatime Saliaj, 80 vjeçe. Sot e kam takuar rastësisht në rrugë, ndala pasi me vështirësi po ecte.

Dhe kishte dal pasi donte që t’ju shkruante juve një letër, një e-mail, tu niste një fjalë për hallin që ka.

Ajo z.Rama sot nuk duhet të ishte në rruge, se ju i keni ndaluar pensionistët që të dalin, por ama askush nuk u ka shkuar për ndihmë, apo tu çojë ushqime. Por kjo zonjë, ka dhe një hall tjetër, banesa i është shpallur e pabanueshme prej tërmetit të 26 Nentorit, dhe prej dy muajsh i është hequr bonusi i qerasë.

Po ju shkruaj në emrin e saj ta ndihmoni.

Mes lotëve më tha se ‘në këto 80 vite vetëm sot po trokas në dyert e shtetit, sepse kam nevojë për ndihmë, bashkëshortin e kam të sëmurë. Më kërkojnë qeranë ose do dal në qiell të hapur’.

Ju lutem kush ka një numër të kryeministrit të ma nisi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.