AKTUALITET

Aktorja Eva Alikaj: Duroni, duroni! Nuk ka kala që nuk e marrin shqiptarët

19:13 - 30.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e njohur Eva Alikaj në një komunikim me Skype me News 24 këshilloi të gjithë qytetarët të kenë kujdes dhe të mbrohen sa më shumë, me qëllim mos përhapjen e virusit.Ajo tha se jeton me prindërit në Austri dhe se po zbaton kushtet e karantinës.




“Mamaja, babai dhe unë përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Një grup njerëzish nja 40 vetë po dëgjoja në lajme këtu ishin mbledhur në garazh e festonin një ditëlindje, duhet ta kuptojmë që ata bëhen burim infektimi, ndaj dua të bëj një apel t’i lini për më vonë këto gjëra. Edhe unë po vdes të pi një kafe por durimi duhet mbi cdo gjë. Do ju sugjeroja kafe turke, 1, 2, 3 apo 4 dhe lërini për më vonë ato të tjerat, vetëm kështu ne do t’ja dalim. Lani duart mos u bashkoni me njëri-tjetrin, duroni, duroni. Nuk ka kala që nuk e marrim ne shqiptarët”,- tha ajo.

Në lidhje me projektet e Teatrit Kombëtar, Alikaj tha se kanë zhvilluar një mbledhje on line. “Ne jemi në një grup të gjithë. Ne të Teatrit Kombëtar po regjistrojmë video në kushtet e shtëpisë ku po recitojmë pjesë me tematika të ndryshme”,- shtoi Alikaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.