BOTA

Edhe kryeministri izraelit në izolim/ Netanyahu mund të jetë infektuar nga bashkëpunëtorja e tij

15:28 - 30.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Benjamin Netanyahu bëhet me dije se ndodhet në izolim. Mediat izraelite bëjnë me dije se ai dhe stafi i tij janë tashmë në karantinë, pasi kanë pasur kontakte të ngushta me Rivka Paluch, parlamentarja e cila është diagnostikuar me COVID-19.  Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe stafi i tij do të izolohen përkohësisht deri në në përgjigjen e testit që do të zbulojë nëse ai ka marrë virusin.




Zyra e tij deklaroi se profesionistë të Ministrisë së Shëndetësisë po kryenin një studim të plotë për të përcaktuar se çfarë duhet të bëhet më pas. Tregimet e para të studimit tregojnë se nuk ka nevojë që Netanyahu të hyjë në karantinë, sepse ai nuk u takua me Paluch dhe nuk ra në kontakt të ngushtë me të. Ata nuk ishin në të njëjtën dhomë gjatë dy javëve të fundit. Netanyahu është në koordinim me mjekun e tij personal, si dhe ka ruajtur në mënyrë rigoroze kufizimet e shëndetit dhe po kryen shumicën e punës së tij nga shtëpia e tij dhe shumicën e konsultimeve të tij me video.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.