Situata e vështirë e Koronavirusit, duket se ka lënë mënjanë edhe problemet e tjera të shëndetësisë. Një thirrje që është evidentuar shumë ditët e fundit është mbarimi i rezervave të gjakut për fëmijët talasemikë. Thirrjeve të përsëritura për dhurues, duket se i është përgjigjur Menjëherë gazetarja e njohur, Rezarta Delisula. Gazetarja ka shkuar për të dhuruar gjak për të gjithë fëmijët në nevojë.
Në këto ambiente ajo është ndeshur edhe me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili gjithashtu i është përgjigjur kësaj thirrjeje. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo i ka bërë thirrje të gjithëve të dhurojnë. “Bëjeni dhe ju, dhuroni gjak! 250 fëmijë presin nga ne ndihmë”, ka shkruar Delisula në Facebook.
Shfaq Komentet (0)