AKTUALITET

Koronavirusi/ Presidenti i Bjellorusisë habit me deklaratën e tij: Më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë, pini vodka

12:08 - 30.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka habitur me deklaratën e tij ndaj qytetrëve.




Lukashenko është shprehur për qytetarët se duhet të pinë vodka dhe të vazhdojnë të punojnë në fermat e tyrë, pasi traktori mund të kurojë gjithçka.

“Pinë vodka, shkoni në sauna dy herë në javë dhe të vazhdoni të punoni në fermat tuaja, pasi “traktori mund të kurojë gjithçka”.

Kreu i shtetit bjellorus shprehet se është  kundër mbylljes së kufijeve, duke e quajtur këtë masë si marrëzi absolute.

“Kjo është marrëzi absolute për të mbyllur kufijtë shtetërorë. Paniku mund të na dëmtojë më shumë sesa vetë virusi. Mendoj se është më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë”, tha ai në televizionin lokal të shtunën pas një loje hokej.

Më tej ai shtoi se: “Këtu nuk ka viruse. Unë nuk i shoh ata”.

Deri tani në Bjellorusi numërohen 94 raste me koronavirus.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.