Kryesore

“Do vijë çasi kur do të mundet ky virus i mallkuar”! Këngëtari i madh italian mesazh gazetares shqiptare: Dërgimi i mjekëve, gjest i pabesueshëm!

17:00 - 30.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i mirënjohur italia, Al Bano Carrisi, i ka dërguar një mesazh gazetares shqiptare, Zenepe Luka, ku i shpreh mirënjohje për gjestin human të Shqipërisë, e cila dërgoi në Itali 30 mjekë e infermierë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.




Në mesazhin e tij, Al Bano thekson se ky veprim do të forcojë më shumë miqësinë mes dy popujve, ndërsa shton se do vijë çasti kur ky koronavirus i mallkuar do të mundet.

“E dashur mike Zenepe…Nje gjest i pabesueshem solidariteti dhe humanizmi qe Shqiperia ka bere per Italine, kjo do te forcoje edhe me shume miqesine qe i lidh dy popujt tane te mrekullueshem. Do te vije casti qe do mundet ky koronavirus i mallkuar e do te jete momenti i duhur, per te festuar binjakezimin Itali Shqiperi!!! Nga ana ime ju them: Faleminderit shqiptare…Al Bano”, shkruan këngëtari italian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.