BOTA

26 vjeçares i pushoi zemra në shtëpi, prindërit: E vrau koronavirusi!

12:35 - 31.03.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë e re vetëm 26-vjeçare dyshohet se ka ndërruar jetë pas infektimit me koronavirus, COVID-19.




Vajza e re e cila punonte si kujdestare kafshësh, nuk raportohet të kishte simptomat e zakonshme të COVID-19.

Disa ditë pasi festoi ditëlindjen, ajo filloi të mos ndihej mirë dhe u dërgua në spital pasi pësoi arrest kardiak.

Familja e saj ka deklaruar për Mirror, se e reja ndërroi jetë në spital dhe sipas tyre ajo ishte e infektuar me COVID-19.

Jayne Lowry, nga Preston, Lancashire, nuk pati kollë e as temperaturë, por dërgua me urgjencë në spital pasi zemra e saj pësoi krizë të shtunën, përpara se të vdiste të nesërmen.

Familja e saj e cila është e bindur se e bija ishte infektuar me COVID-19, falenderojnë mjekët dhe thonë se janë në pritje të rezultateve për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.