AKTUALITET

Arrin në 15 numri i viktimave me koronavirusi në Shqipëri, 2 pacientë ndërrojnë jetë tek Infektivi

18:41 - 31.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy pacientë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Spitalin Infektiv, duke çuar kështu numri e viktimave në 15.




Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I.B, 77 vjeç, I cili vuante nga sëmundje si diabet mellitus insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Gjithashtu dhe pacienti me iniciale R.P, 69-vjeç, gjëndja e të cilit prej 3 ditësh ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar).

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.