BOTA

Dërgimi i mjekëve në Itali, Berluskoni: E njoh Ramën, vlerësoj gjestin e tij fisnik

13:45 - 31.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria dërgoi 300 mjekë dhe infermierë në Itali, si ndihmë e shtetit tonë ndaj vendit fqinj, ku situata nga pandemia është më e rëndë.




Për këtë gjest të vendit tonë, ka reaguar ish—kryeministri italian Silvio Berluskoni.Ky i fundit thotë se e njeh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe se vlerëson gjestin e tij fisnik.

Postimi i ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni:

Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike drejt Italisë.

Shqipëria është një komb i vogël por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.