Kryesore

“Me durim dhe besim do t’ia dalim mbanë” mjeku Kalo: 6 pikat që na ndihmojnë të mbrohemi nga koronavirusi

21:59 - 31.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku, Tritan Kalo përmes një postimi në Facebook u ka bërë sërish thirrje të gjithëve për të respektuar masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.




Kalo jep disa këshilla të rëndësishme që duhet t’i ketë parasysh çdo qytetar për t’u mbrojtur nga virusi, i cili po merr shumë jetë njerëzish.

Ai thekson se vetëizolimoi, distancimi social, higjiena, ajrimi i mjedisit ku jetojmë, ushqimi sa më i shëndetshëm dhe rehidrimi janë pikat që duhen respektuar dhe kështu do e kemi më të lehtë të mposhtim COVID-19.

Mesazhi i Tritan Kalos:

KOHË COVIDIANE-19…..MË SHUMË hapsirë Profesionistëve dhe më pak POLITIKBËRËSVE…..Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shënja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojëshme një konsultë mjeksore…..VETËIZOLIMI, DISTANCIMI SOCIAL, HIGJENA vetjake dhe kolektive, AJRIMI i mjedisit ku jetojmë, USHQIMI sa më i variueshëm e REHIDRIMI i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmtimit po ashtu edhe në VETSHËRIMIN e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale….VETËM një pjesë e tyre MUNDET të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore….SKEMA e këtij mjekimi NUKU është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….

Në ndihmë NE na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, POR edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….ANTIBIOTIKËT/ANTIBAKTERIALËT nuku janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet….. Janë antibakterialë dhe jo anti viralë…..Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës….Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike….NËSE nuku janë të domozdsohmë përse PO përshkruhen ato???….ME DURIM dhe BESIM RECIPROK ne së bashku do tia dalim mbanë!!!!

Në vendin tonë numri i të infektuarve ka shkuar në 223 persona dhe për fat të keq kemi 12 viktima.

Pak më parë ndërroi jetë një 82-vjeçare, e cila kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.