AKTUALITET

“Grabitësit e Rinasit”, Aleksandër Murataj: Klement Çalën e njoha nga vëllai im, do vijë dita do ta zbardhim kush e vrau Admirin

09:56 - 31.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aleksandër Murataj, vëllai i të ndjerit Admir Murataj, i arrestuar për grabitjen e vitit 2017 në rrugën e Rinasit, ka folur nga burgu për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus.Në një lidhje telefonike nga burgu 313 në Tiranë, Aleksandër Murataj është pyetur për Klement Çalën, i arrestuar më 19 Mars 2020 i dyshuar si një nga grabitësit kryesorë të Rinasit.Aleksandër Murataj shprehet se nuk ka miqësi me Klementin, por sqaron se e ka takuar dy herë për shkak të miqësisë që Klement Çala kishte me vëllain e tij të ndjerë, Admir Murataj.Aleksandër Murataj u pyet edhe për vrasjen e vëllait të tij Admirit, që mbeti i vdekur në Prillin e vitit 2019 gjatë grabitjes në pistën e aeroportit të Rinasit. Aleksandër Murataj thotë se nuk është sqaruar ende për vdekjen e vëllait.




Spartak Koka: Në cilat rrethana e njihni ju personalisht shtetasin Klement Çala?

Aleksandër Murataj: Klement Çalën në jetën time mund ta kem parë dy herë. Dy herë e kam parë në shoqëri me vëllain. As nuk kam një lidhje me Klement Çalën, as nuk kam një njohje apo ndonjë prezantim. Një njeri që mund të prezantohet në tavolinë, mik i imi edhe asnjë gjë me tepër.

Spartak Koka: Mik i juaji? Kur e keni takuar për herë të fundit?

Aleksandër Murataj: Jo mik i imi, domethënë në prezantim e sipër në tavolinë me vëllain, ma ka prezantuar vëllai mik i imi. Asnjë njohje apo asnjë gjë më tepër në lidhje me Klement Çalën.

Spartak Koka: Ai akuzohet i përfshirë në grabitjen e fundit, atë të vitit 2019, aty ku humbi jetën vëllai juaj, i ndjeri Admir Murataj. Në atë kohë ka folur vëllai tjetër i juaji, Cani, dhe në momentet e para foli për dyshime se shokët e kishin tradhtuar apo përfshirë në ngjarjen ku humbi jetën vëllai juaj. Më pas foli që këtë çështje mund ta zgjidhte drejtësia dhe në rast se nuk e zgjidhte drejtësia do mundohej të zbardhte të vërtetën e humbjes së jetës të vëllait tuaj, familja juaj, në mënyra të tjera. Keni një koment për arrestimin e Klement Çalës dhe a keni një kërkesë llogarie ju ndaj shokëve të Admirit për atë çfarë ka ndodhur në Prillin e vitit 2019?

Aleksandër Murataj: Për kapjen e Klement Çalës nuk kam çfarë të komentoj unë. Vëllai im Cani në ato momente mund të ketë folur sikur çdonjërit i humbet vëllai, i traumatizuar, pavarësisht në çfarë rrethanash.

Spartak Koka: A jeni të sqaruar ju se kush e ka vrarë vëllain tuaj në Prillin e vitit 2019?

Aleksandër Murataj: Të them të drejtën nuk jam sqaruar akoma, por me kalimin e kohës kur të fillojnë që të zbardhen ngjarjet avash-avash, ma do mendja që edhe kjo punë do të zbardhet ndonjë ditë.

Spartak Koka: A ka tentuar familja juaj të kontaktojë me ndonjë prej shokëve të Admirit, të cilët janë të akuzuar për atë ngjarje të 2019?

Aleksandër Murataj: Të them të drejtën, siç e dini edhe ju, unë jam këtu te 313, edhe nuk kanë thënë gjë në lidhje me këtë ngjarje. /klanplus

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.