Show-Bizz

Nga modelingu në Australi tek dasma në Bali/ Elita Demiri i rrëfen të gjitha

19:15 - 31.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një modele shumë e suksesshme në Australi, ndonëse prej Gostivari ajo ka emigruar atje me familjen e saj. Jashtëzakonisht e suksesshme sa që ka fituar edhe shumë konkurse të bukurisë në nivel të lartë duke u bë kështu shqiptarja e parë që po sfidon femrat australiane. Nënë, bashkëshorte, biznesmene, humaniste, Elita Demiri është e martuar me Dritonin dhe kanë një djal, Fabianin. Dasma e tyre e thjeshtë dhe me shumë klas para pak vitesh në ishujt Bali bëri jehonë të madhe në mediat në vend dhe më gjerë. Elita këtë herë vjen në një bisedë ndryshe tregon shumë gjëra për veten.




elita elita4 elita2 elita3 elita5
<
>

Çfarë është lumturia absolute për ju?

TË shoh djalin tim duke u rritur.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Jeta është e bukur… nuk nevojitet ndonjë faktor kryesor për t’u zgjuar. Do apo nuk do prap duhet të zgjohesh.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Secilën ditë.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Bamirësia.

 Defekti juaj kryesor?

Mërzia për gjërat që janë jashtë kontrolit tim.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerant?

Varet prej gabimit?

 Hera e fundit që u përlotët?

Kur e humba gjyshen dhe shoqen.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Hmm… Hypatia, edhe pse femrat sikur ajo nuk ekzistojnë më.

 Udhëtimi juaj i preferuar?

Të vizitoj gjyshërit.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?

Nëna e mirë.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

(Qesh), Michael Jackson ‘You rock my world’.

Ngjyra juaj e preferuar?

Bardhë dhe blue.

 Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Djalin tim.

Pija juaj e preferuar?

Nuk besoj se kam pije të preferuar, prap kthehem te uji.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Për kohën që kam humbur, gjë që nuk kthehet kurrë.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Padrejtësia ndaj të moshuarit, foshnjës dhe kafshëve.

Frika juaj më e madhe?

Koha.

 Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Kur nuk dua të ofendoj.

Keni dhënë ndonjëherë rryshfet?

Jo.

 Cila është motoja juaj?

Qëllimi dhe vepra…qëllimi zbulohet dhe vepra që nuk mohohet.

 Si do të dëshironit të vdisnit?

Vdekja… e vetmja gjë që nuk vjenë me dëshira pa marrë parasysh si e planifikojmë.

 Na trego pak për fotoshotin e fundit?

Fotoshoti fundit ka qenë për firmen time Essua. Modele këtë rradhë e kisha një shoqe time Violeta Hajdari (shumë femër e bukur dhe e mirë) me make up artist Lirije Gashi super femër dhe nënë. Kemi reklamuar dhe lipstick të shoqes tim të ngusht Lil Vlora.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.